Mjekët thanë se sëmundja që e përkeqësoi deri në vdekje efektin e koronavirusit në organizmin e ri të pacientes 21-vjeçare, ishte Sindroma Metabolike. Sëmundja është e lidhur ngushtë me mbipeshën dhe zakonisht shoqërohet me rritje të presionit të gjakut, kolesterol i lartë apo yndyrë të tepërt.

21-vjeçarja ishte pacientja me moshën më të re që ka ndërruar jetë në vendin tonë.

?Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë?.

Tre pacientë të tjerë të intubuar gjithashtu nuk ia dolën t?i mbijetonin koronavirusit.

?Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar.?

Situatë e rëndë në Spitalin Infektiv. Shtrimet e reja po tejkalojnë kapacitetin e tij. Kurse testimet në 24 orët e fundit konfirmuan 85 raste të reja.

?Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive?.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient.

Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/